Politike

Rama për Albin Kurtin: Nuk shkova për t'u martuar, por si kryeministër

Gjatë një deklarate me kryeministin malazez Dritan Abazoviç, Rama theksoi se me Kurtin nuk ka asnjë problem as personal dhe as institucional por vetëm qëndrime të kundërta.

7 Korrik 2023, 16:35 Nga k.m

Rama për Albin Kurtin: Nuk shkova për t'u martuar, por si

MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk shkoi në Kosovë që të martohej me Albin Kurtin, por shkoi si kryeministër. Gjatë një deklarate me kryeministin malazez Dritan Abazoviç, Rama theksoi se me Kurtin nuk ka asnjë problem as personal dhe as institucional por vetëm qëndrime të kundërta. Edhe Abazoviç ka deklaruar se çdo konflikt me ndërkombëtarët është gabim.

Rama: Nuk shkova në Prishtinë për tu martuar me Albinin. Unë shkova për të pasur takime si kryeministri i Shqipërisë dhe në mënyrën më absolute nuk kam asnjë problem personal dhe aq më pak institucional. Kam vetëm qëndrime të kundërta. Unë thjeshtë thashë që pavarësisht se cili është qëndrimi i BE për Procesin e Berlinit, kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar, përtej faktit që ndoshta nuk duhet ta ftojnë. Në Tiranë, Albin Kurti është në shtëpinë e vetë, e siç e keni parë është i lirë të futet në zgjedhje.

Abazoviç: Unë mendoj që çdo konflikt me ndërkombëtarët është gabim. Mendoj që duhet të shkojë mes firmosjes së marrëveshjes. Do të ishte një "boost" i mirë për të gjithë rajonin që jemi më afër. Në emër të Malit të Zi, këtu çdo kush është i mirëseardhur dhe dera është e hapur për çdo kryeministër nga rajoni.

edi rama albin kurti

Sondazh

Poll