Politike

Rama në Malin e Zi, Abazoviç: Qëllimi është të investojmë përpjekje për të depërshkallëzuar situatën në rajon

Gjatë një deklaratë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Abazoviç ka theksuar se ai nuk mbështet asnjë lloj agresiviteti por vetëm marrëveshje në baza demokratike.

7 Korrik 2023, 16:36 Nga I.A

Rama në Malin e Zi, Abazoviç: Qëllimi është të

MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar se duhet që të investojnë për të depërshkallëzuar situatën në rajon. Gjatë një deklaratë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Abazoviç ka theksuar se ai nuk mbështet asnjë lloj agresiviteti por vetëm marrëveshje në baza demokratike.

“Sot brenda turneut të tij rajonal në Mal të Zi erdhi miku ynë i çmuar Edi Rama. Kishim një takim goxha të gjatë fillimisht vetëm e më pas me aleatët tanë. Qëllimi është që bashkë të investojmë përpjekje me qëllim të de-eskalimit të situatës në rajon. Duam që kjo të jetë një rrugë që duhet të marrin edhe fqinjët tanë, duam të japim kontributin tonë që qëllimi të jetë tek e ardhmja jo e kaluara. Ne kemi ndarë mendime në lidhje edhe me disa çështje që do ti realizojmë. Lidhur me projektet e përbashkëta. Mendojmë se kjo është mënyra që konfirmon marrëdhëniet tona fqinjësore, kemi një atmosferë të mirë me njëri-tjetrin, kemi ekipet tona që punojnë dhe ka vetëm mbështetje. Ne nuk mbështesim asnjë lloj agresiviteti, vetëm gjëra në bazë të marrëveshjeve dhe bazave demokratike. Në kontekst e shohim edhe vizitën e Edi Ramës. Në Malin e Zi gjithmonë është i mirëpritur jo vetëm ai por çdo kryeministër që vjen në vend. Ne kemi qëllim të gjenerojmë sa më shumë paqe e stabilitet për rajonin,” tha Abazoviç.

 

dritan abazovic

Sondazh

Poll