Politike

'A keni mbetur në Ballkanin e Hapur apo jo?'/ Rama: Ju e doni 'o mren, o jashtë'. S'është kompania ime, ka edhe të tjerë

Gjatë një deklarate me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç, Rama ka deklaruar se sipas mendimit të tij tashme duhet që të fokusohen plotësisht te procesi i Berlinit, ndërkohë që theksoi se duhet që të flasin dhe anëtarët e tjerë të nismës.  

7 Korrik 2023, 16:56 Nga k.m

'A keni mbetur në Ballkanin e Hapur apo jo?'/ Rama: Ju e doni

MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama e ka bërë të ditur sërish ditën e sotme që për të nisma e Ballkanit të Hapur e ka kryer funksionin e saj. Gjatë një deklarate me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç, Rama ka deklaruar se sipas mendimit të tij tashme duhet që të fokusohen plotësisht te procesi i Berlinit, ndërkohë që theksoi se duhet që të flasin dhe anëtarët e tjerë të nismës.  

Pyetje: A keni mbetur në Ballkanin e Hapur apo jo?

Rama: Ju nuk doni ta dëgjoni. Ju e doni o 'mren o jashtë'. Por mund të jesh edhe brenda, edhe jashtë. Nuk është një kompani që e kam hapur unë, unë thjesht kam opinionin tim. Duhet t'i ballafaqojmë dhe me të tjerët. Ballkani i Hapur është një nismë komplementare. Një gjë që është hapur është hapur. Ne duhet të hapim sa më shumë të tjera. Duhet të fokusohemi tek Procesi i Berlinit. Ballkani i Hapur ka hapur panahirin e verërave, ta mbyllim tani? Unë vij nga Sarajeva, më thanë Ballkanin e Hapur ia kërkojnë të gjithë sipërmarrësit, i thonë pse nuk futemi se duhet të tregëtojmë lirisht. Mali i Zi sipas jush, duhet t'i sjelli prodhuesit e verërave atje, apo ti rrijë larg? Ballkanin e Hapur as e hapa vetë dhe as nuk e mbyll dot vetë. Mozha, mozha, jepja mikrofonin tjetrës. Ballkani i Hapur më ka ndihmuar që të kuptoj gjuhën e çuditshme që flisni ju. 3 nga 6 nuk u përfshinë dhe dëmtuan veten e tyre. Nuk përfituan nga ato që përfituan 3 të tjerët. Sapo ju thashë një shembull që sipërmarrja boshnjake iu kërkon Ballkanin e Hapur. Iu dha mundësi që të jetësojnë disa marrëveshje. Çfarë kanë përfituar nga njëri-tjetri mund të pyesni. Mbi të gjitha Ballkani na ka ndihmuar që të afrohemi. Ali Ahmeti që nuk është tradhëtar si puna ime, e përkufizon Ballkanin e Hapur si nismën më të rëndësishme të paqes në Ballkanin Perëndimor.

edi rama turi i rames ne ballkan

Sondazh

Poll