Politike

Jo vetëm me Kurtin! Rama "kapet" edhe me Konjufcën: Glauku nuk e di ç'është drafti, unë flisja ai vetëm qeshte. Pastaj na doli i lënduar...

Gjatë një deklarate për mediat, Rama ka theksuar se me Konjufcën ka pasur një bisedë miqësore dhe se nuk e di se pse dha atë deklaratë ai.

7 Korrik 2023, 16:57 Nga I.A

Jo vetëm me Kurtin! Rama "kapet" edhe me Konjufcën: Glauku

MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama pas Albin Kurtit nuk i ka dal e keqja as me kryeparlamentarin e Kosovës Glauk Konjufca. Gjatë një deklarate për mediat, Rama ka theksuar se me Konjufcën ka pasur një bisedë miqësore dhe se nuk e di se pse dha atë deklaratë ai. Po ashtu ai ka ironizuar duke thënë se Konjufca nuk ia ka iden se çfarë është drafti i Asosacionit. 

"Unë me Galukun kemi pasur një bisedë miqësore, une flisja Glauku qeshte dhe ne skemi folur fare për draftin. Se pse i tha Glauku këto duhet të pyesni Albinin. Unë po ju them që Glauku nuk di fare se ça është drafti, Galuku di se ça ka thënë. Po pse i tha Glauku ato jashtë, duhet të pyesni Albinin që sishte fare në takim. Sepse kështu funksionon demokracia në Kosovë dhe se sipas Kurtit, Kosova është shteti më demokratik në Ballkan," tha Rama.

edi rama turi i rames ne ballkan

Sondazh

Poll