Politike

Aludimet për Ballkanin e Hapur, Rama: Kanë ngritur hije dyshimi edhe tek Procesi i Berlinit

Gjatë një deklarate me kryeministrin malazez, Rama theksoi se Ballkani i Hapur e ka mbyllur misionin e vetë.

7 Korrik 2023, 16:45 Nga k.m.
Aludimet për Ballkanin e Hapur, Rama: Kanë ngritur hije dyshimi edhe
Edi Rama

MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama ka komentuar aludimet për hapjen e nismës së Ballkanit të Hapur. Gjatë një deklarate me kryeministrin malazez, Rama theksoi se Ballkani i Hapur e ka mbyllur misionin e vetë. Po ashtu ai ka theksuar se të shumtë janë ata që kanë ngritur dhe hije dyshimi te Procesi i Berlinit, ndërkohë që ka shtuar se duhet që të fokusohen më shumë në këtë proces.

Rama: Ballkani i Hapur nuk është kompania ime private. Është nismë e përbashkët e disa vendeve ku unë kam pasur privilegjin të jem pjesë. 1000 herë të kthehesha, 1000 do ta ndërmerrja këtë iniciativë. Ballkani i Hapur e ka kryer misionin e vetë. Unë thjesht kam shprehur opinionin tim. Duke iu kundërvënë Ballkanit të Hapur me teori konspirative halucinante, si psh është një plan kino-rus. Apo duke thënë që është i përfshirë edhe kryeministri hungarez, apo duke thënë që ka alienë, nuk kanë ndikuar vetëm atë nismë por edhe Procesin e Berlinit. Kanë krijuar hije dyshimi mbi një nismë që ka pasur një virtyt të rëndësishëm. Ka vënë në jetë vendime që asnjëherë nuk janë materializuar. Tani duhet të fokusohemi shumë fortë tek Procesi i Berlinit. Kemi oportunitetin historik të një plani të ri financimi nga vendet e BE. Jam në sinkron me Dritanin kur ndodhin këto situata absurde si kjo në Veriun e Kosovës. Kjo është një kohë kur duhet të jemi sa më shumë bashkë.

edi rama turi i rames ne ballkan

Sondazh

Poll