Politike

U godit nga plumb gome gjatë trazirave në Francë, ndërron jetë 27-vjeçari në Marseille, HETIMET: Autor, dyshohet një efektiv policie

 Shkaku i vdekjes dyshohet se ishte një goditje në gjoks nga një predhë "flash-top" e përdorur nga policia, thotë prokuroria, por pa specifikuar se kush qëlloi apo zotëronte armën. 

7 Korrik 2023, 16:55 Nga a.l
U godit nga plumb gome gjatë trazirave në Francë, ndërron
Protestë në Marseille

FRANCË- Prokurorët francezë kanë hapur një hetim për vdekjen e një 27-vjeçari, i cili u godit nga një predhë gjatë trazirave në Francë. Shkaku i vdekjes dyshohet se ishte një goditje në gjoks nga një predhë "flash-top" e përdorur nga policia, thotë prokuroria, por pa specifikuar se kush qëlloi apo zotëronte armën. 

Marseja u përfshi në trazira dhe plaçkitje pas funeralit të një adoleshenti me origjinë afrikano-veriore, Nahel M, i cili u qëllua dhe u vra nga policia më 27 qershor, shkruajnë mediat e huaja. 

Incidenti shkaktoi trazira mbarëkombëtare dhe ringjalli akuzat e kahershme midis komuniteteve me origjinë zezake dhe afrikano-veriore për racizëm sistematik midis forcave të sigurisë, diskriminim dhe shërbime të dobëta publike. 

proteste ne france

Sondazh

Poll