Politike

Kurti s'e takoi, Ramës nuk i del e keqja: Oso Kuka majë kullës. I kërkon "ndihmë" Abazoviç: Vazhdo Dritan se po prishemi me ndonjë shtet tjetër

Rama mori shembull Malin e Zi, për të cilin tha se ishte një fuç baruti në rajon, ndërkohë që tashmë është një vend me qetësi dhe paqe të brendshme. 

7 Korrik 2023, 16:47 Nga k.m.
Kurti s'e takoi, Ramës nuk i del e keqja: Oso Kuka majë
Edi Rama

MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama duket se nuk i ka dalë e keqja me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili zgjodhi që të mos e takonte ditën e djeshme. Gjatë një konference me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç në Mal të Zi, Rama mori shembull Malin e Zi, për të cilin tha se ishte një fuç baruti në rajon, ndërkohë që tashmë është një vend me qetësi dhe paqe të brendshme. 

Edi Rama: Ne vërtetë flasim gjuhë të ndryshme, por kur dëgjon pyetjet e gazetarëve duket sikur hajmë të njëjtat fasule. Ky është një moment për të luftuar edhe me mendësinë. Për të admiruar Oso Kukën kur na e tregojnë, por jo për të bërë Oso Kukën. E dhashë përgjigjen. E njihni Oso Kukën ju? Me siguri keni ndonjë Oso Kukoviç. Ne duhet të jemi krenarë me të, por nuk duhet të jetojmë me të në kohën e inteligjencës artificiale. Është edhe e kotë përveç të tjerash, se po të na nxirrte në ndonjë shteg, hajt se po e bëjmë. Shikoni Malin e Zi, dukej sikur do ishte fuçi baruti, ja ku është sot një vend që ka qetësi dhe paqe të brendshme. Çfarë i ndodhi Malit të Zi që u sistemua nga ato gjëra? Minimumi i është rritur turizmi. Po mos të ishin zgjedhur atë punë, do ishim duke parë edhe Oson tuaj. E patë u bllokua një shtet 18 vjet se duhet ti gjenim babain, se nënën ia njihnim Aleksandrit të Madh. Vazhdo Dritan se po vazhdoj dhe po prishemi me ndonjë shtet tjetër.

edi rama

Sondazh

Poll