Politike

Zgjedhjet në Rrogozhinë, më 10 korrik nis fushata, miratohen afatet dhe fleta e votimit

Mësohet se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi ditën e sotme që kandidatët Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” të kenë më pak se dy javë kohë për të bindur qytetarët për të qeverisur bashkinë e Rrogozhinës.   

7 Korrik 2023, 15:39 Nga I.A
 
Zgjedhjet në Rrogozhinë, më 10 korrik nis fushata, miratohen
Edison Memolla dhe Shkelqim Hoxha

RROGOZHINË- Fushata elektorale në Rrogozhinë nisë më datë 10 korrik në Rrogozhinë. Mësohet se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi ditën e sotme që kandidatët Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” të kenë më pak se dy javë kohë për të bindur qytetarët për të qeverisur bashkinë e Rrogozhinës.   

Sipas afateve të përcaktuara nga KQZ, komisionerët, PS e “Bashkë Fitojmë” do t’i dorëzojnë deri në datën 13 korrik, ndërsa anëtarët e grupeve të numërimeve të votave deri më datë 17 korrik. Ndërkohë komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi edhe fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 23 korrikut në Rrogozhinë.

edison memolla shkëlqim hoxha

Sondazh

Poll