Politike

13 Tetor 2019, 09:34 Nga DOSJA

Tiranë- Ditën e sotme, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion  Veliaj mbajti një fjalim para qytetarëve dhe 2500 vrapuesve për rëndësinë e këtij eventi sot.

Por çfarë ndodhi teksa Veliaj mbajti një fjalimin?

Shumë të rinj me pankarta në duar i kërkojnë Erion Veliajt ujë për banesat e tyre në Tiranë.  “Duam ujë”, “Vrapo për ujë” janë thirrjet e të rinjve dhe qytetarëve, të cilat Veliaj përpiqet t’i anashkalojë duke vijuar me fjalimin. Po thirrjet e të rinjve dëgjohen qartazi dhe ata kanë vërshuar edhe në maratonë.   Kjo situatë duket qartë në videon e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al.

Dosja.al muajt e fundit ka ngritur shqetësimin e banorëve të Tiranës të cilët furnizohen me ujë vetëm 30 minuta në ditë. Po ashtu disa lagje të Tiranës, si Astiri apo dhe Yzberishti kanë pasur mungesë totale të furnizimit me ujë. Denoncime të shumta janë bërë dhe në rrjetet sociale, por sërish masat e marra janë të pakta dhe problemi vijon të jetë prezent.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike tirana pa uje tirana pa uje

Sondazh

Poll