Sport

VD/ Tenistja nuk mund të kthehet në Rusi, jo për shkak të luftës, por se është lesbike...

Daria Kasatkina jeton dashurinë e saj me Natalya Zambiako dhe e ka përjashtuar mundësinë e kthimit në Rusi

7 Korrik 2023, 09:39 Nga DOSJA

VD/ Tenistja nuk mund të kthehet në Rusi, jo për shkak të

ANGLI - Daria Kasatkina është sot tenistja më e mirë midis femrave në Rusi. 26-vjeçare në vitin 2022 arriti në vendin e 8-të në renditjen botërore, tani është në vendin e 10-të dhe vazhdon garën në Wimbledon. Ajo shoqërohet gjithmonë nga Natalia Zambiako, kampione e patinazhit artistik, me të cilën është çift gjatë viteve të fundit.

VD/ Tenistja nuk mund të kthehet në Rusi, jo për shkak të

Kasatkina e pranoi vitin e kaluar se është lezbike dhe ndër të tjera ka thënë: “Nuk kam folur kurrë kaq hapur për këtë para kamerës, por më pëlqen. Fshehja e saj për kaq gjatë është e ndërlikuar. Duhet të jesh mirë me veten. Kjo është ajo që ka rëndësi, jo ajo që thonë të tjerët”.

Që atëherë ajo nuk është kthyer më në Rusi, e cila nuk është aspak miqësore me homoseksualët. Në një intervistë të fundit ajo pranoi se nuk mund të kthehet në vendin e saj dhe shpjegoi: “Tani është e rrezikshme për mua të kthehem në shtëpi, me regjimin ekzistues. Si dikush me një orientim jokonvencional dhe që dënon luftën, thjesht nuk ka kthim prapa. Nuk më vjen keq as 1%”.

VD/ Tenistja nuk mund të kthehet në Rusi, jo për shkak të

VD/ Tenistja nuk mund të kthehet në Rusi, jo për shkak të

VD/ Tenistja nuk mund të kthehet në Rusi, jo për shkak të

Daria Kasatkina është afruar shumë me tenisten ukrainase Elina Svitolina, e cila po lufton për të ndalur pushtimin e Rusisë në vendin e saj dhe ka mbështetur publikisht qëndrimet e saj.
Tenistja vuri në dukje edhe për pushtimin e Ukrainës nga Rusia: “Prindërit e mi janë ende në Rusi, por nuk mund të rrija në heshtje dhe të pretendoja se gjithçka është në rregull.  Nuk është kështu".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll