Sport

Pochettino e gjen virtualisht zëvendësuesin e Mason Mount larg, në Romë…

Trajneri i ri i Chelseat dëshiron të sjellë Paulo Dybala në “Stamford Bridge”

6 Korrik 2023, 16:49 Nga DOSJA
Pochettino e gjen virtualisht zëvendësuesin e Mason Mount larg,

ANGLI - Trajneri i ri i Chelseat, Mauricio Pochettino synon të marrë yllin e Romës, Paulo Dybala, si zëvendësues për Mason Mount, i cili kaloi te Manchester United.  Kontrata e argjentinasit ka një klauzolë blerjeje për skuadrat e huaja, e cila kap vlerën e 12 milionë eurove.

Dybala është bërë një i preferuar i tifozëve të Romës që nga ardhja e tij nga Juventusi verën e kaluar. Së bashku me Jose Mourinhon, ata transformuan skuadrën e ‘Ujqërve’ dhe rikthyen gëzimin te tifozët. “Special One” është një fans i madh i Dybalas dhe kërkon ta mbajë me çdo kusht argjentinasin në mënyrë që të vazhdojë të ndërtojë projektin që nisi në kryeqytetin italian.

Megjithatë, Chelsea mund t'i ofrojë një pagë shumë më të madhe Dybalas, gjë që mund të bëjë që lojtari 29-vjeçar të largohet për në Angli. Një tjetër faktor që funksionon në favor të ‘bluve’ nga Londra është se trajneri i skuadrës, Mauricio Pochettino, i cili është bashkëkombas i Dybalas dhe e njeh atë shumë mirë.

Megjithatë, për momentin, Chelsea nuk i ka bërë një ofertë zyrtare Romës për tërheqjen e Dybala dhe nuk ka diskutuar për kushtet personale me lojtarin. Londinezët do të marrin një vendim përfundimtar nëse duan të sjellin argjentinasin shumë shpejt, pas së cilës do të fillojnë negociatat mes dy palëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll