Klopp dëshiron të firmosë me mbrojtësin e ri të Chelseat, pjesë se Anglisë U-21
ANGLI - Liverpool do të mundohet të forcohet me qendërmbrojtësin e Chelsea-t Levi Colville. Trajneri i ‘Reds’, Jurgen...
Mbrojtësi 36-vjeçar i Juventusit ka qenë i lidhur me Newcastle
ANGLI - Leonardo Bonucci shikon drejt daljes së “Allianz Stadium”. Mbrojtësi me eksperiencë është pothuajse i sigurt që do të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të verës.
‘Calciomercato’ raporton se veterani 36-vjeçar do të vazhdojë karrierën në Premier Ligën angleze, ku me gjasa do t'i bashkohet Newcastle. ‘Magpies’ u kualifikuan në Champions League dhe Bonucci me përvojën e tij mund ta ndihmojë ekipin.
Mbrojtësi tashmë është takuar me drejtuesit e klubit anglez dhe ka diskutuar për kushtet e tij personale. Nëse Bonucci kalon te Newcastle, do të jetë hera e parë që ai luan në një vend tjetër përveç Italisë.
Juventusi nuk e kundërshton dëshirën e Bonuccit, pasi ai ka një nga pagat më të larta në skuadër dhe do të ketë një rol periferik në sezonin e ri. Kontrata e mbrojtësit me ‘bardhezinjtë’ është deri në qershor të vitit 2024. Leo Bonucci së fundmi ka bërë të ditur se sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit për të në futbollin profesionist.
Bonucci ka pasur një karrierë të suksesshme, pasi ishte 8 herë kampion i Italisë me Juventusin dhe gjithashtu fitoi titullin e Serie A me Interin. Futbollisti është edhe kampion i Evropës nga viti 2020 me Italinë.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Liverpool do të mundohet të forcohet me qendërmbrojtësin e Chelsea-t Levi Colville. Trajneri i ‘Reds’, Jurgen...
ANGLI - Drejtuesit e Manchester United kanë bërë një ofertë të re për portierin e Interit, Andre Onana. Oferta e m&...
GJERMANI - Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka shumë shpejt do të shpallet zyrtarisht si një nënshkrim i ri për Bayer Leverk...
ITALI - Ylli turk i Interit, Hakan Calhanoglu, ka zgjatur kontratën me klubin deri në fund të qershorit 2027. Mesfushori është vendosur...
SPANJE - Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka dhënë një intervistë për “Cadena Ser”, në t&e...
FRANCE - Të enjten, më 6 korrik, PSG prezantoi zyrtarisht Marco Asensio (27 vjeç). Ish-lojtari i Real Madrid mbërriti në Pari...
ANGLI - Të pranishmit në fushën e qendrës u ngritën për të përshëndetur Roger Federer, i cili sapo hyri në l...
ITALI - Për të fituar kompeticionin e tretë europian dhe për t’u renditur sa më lart në kampionat, torinezët janë ...
FRANCE - PSG ka një klauzolë speciale në kontratën me PSV për Xavi Simons (20 vjeç), sipas së ci...
FRANCE - Pas prezantimit zyrtar të mërkurën të Luis Enrique si trajner i Paris Saint-Germain-it, kampionët e Francës kanë n...