Sport

Klopp dëshiron të firmosë me mbrojtësin e ri të Chelseat, pjesë se Anglisë U-21

Liverpool është i interesuar për Levi Colville, i cili pati një sezon të shkëlqyer 2022/23 si i huazuar te Brighton.

6 Korrik 2023, 16:29 Nga DOSJA
Klopp dëshiron të firmosë me mbrojtësin e ri të

ANGLI - Liverpool do të mundohet të forcohet me qendërmbrojtësin e Chelsea-t Levi Colville.  Trajneri i ‘Reds’, Jurgen Klopp dëshiron ta ketë 20-vjeçarin në skuadrën e tij. 

Colville impresionoi me paraqitjet e tij për Brighton sezonin e kaluar. ‘Pulëbardhat’ donin ta blinin dhe së fundmi bënë një ofertë prej 30 milionë paundë, por Chelsea e refuzoi ofertën.

Colville ka një kontratë me Chelsean edhe për dy vite të tjera. Në “Stamford Bridge” duan ta mbajnë në skuadër për një kohë të gjatë, por mbrojtësi nuk po nxiton ta firmosë kontratën. 

I riu po mendon për të ardhmen e tij në nivel klubi, por aktualisht është i fokusuar në performancën për ekipin kombëtar të të rinjve të Anglisë. “Tre Luanët” u kualifikuan në finalen e Kampionatit Evropian U-21 dhe do të përballen me Spanjën për të fituar trofeun.

Liverpooli është duke bërë një përzgjedhje të mirë deri më tani. Jurgen Klopp ka përforcuar skuadrën e tij me mesfushorët Alexis McAllister dhe Dominic Soboslay. Deri në fund të merkatos së verës, ‘Reds’ duan të marrin një qendërmbrojtës. 

Coville është shumë i dëshiruar nga trajneri i Liverpoolit dhe tashmë klubi nga “Anfield” ka folur disa herë me drejtuesit e Chelseat për transferimin e lojtarit.

Liverpool thuhet se do të bëjë një ofertë zyrtare për Levi Coville së shpejti. “Reds” do të ofrojnë rreth 40 milionë paundë për të riun ndërkombëtar të Anglisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll