Sport

Ndryshojnë planet, Borussia Dortmund heq dorë nga ylli i Manchester United...

Jaden Sancho nuk do të kthehet në Gjermani

6 Korrik 2023, 17:28 Nga DOSJA
Ndryshojnë planet, Borussia Dortmund heq dorë nga ylli i Manchester

GJERMANI - Nënkampionët e Borussia Dortmund kanë hequr dorë nga ideja për të transferuar yllin e Manchester United, Jaden Sancho, raporton “Daily Mail”. 

Javën e kaluar u raportua se “verdhezinjtë” gjermanë po mendonin të bënin një ofertë për ta marrë si të huazuar Sanchon, por mesa duket ata hoqën dorë shpejt nga synimet e tyre dhe me shumë gjasa do të fokusohen te futbollistët e tjerë.

Sancho kaloi 4 vjet në “Signal Iduna Park” përpara se të bënte lëvizjen e tij shumë milionëshe te Manchester United. Ai ishte ylli i skuadrës së Borussias dhe të gjithë i parashikuan një të ardhme të ndritur në rikthimin e tij në Premier League.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi kurrë. Sancho nuk ka qenë kurrë në gjendje të tregojë se çfarë është në gjendje të bëjë nën drejtimin e asnjë prej trajnerëve që kanë ndryshuar duart në “Old Trafford”. 

Sezoni i kaluar, ishte më i forti për Jaden Sançon, që kur ishte lojtar i “Djajve të Kuq” dhe shënoi vetëm 6 gola dhe 3 asistime në 26 ndeshje. Megjithatë, këto shifra janë aspak të mjaftueshme për një futbollist që kushton 85 milionë euro. 

Nëse performancat e Sanços nuk fillojnë të përmirësohen, Erik ten Hag mund të vendosë të ndahet me të në të ardhmen. Për momentin, megjithatë, ai ende beson se Sancho mund të rizbulojë formën e tij më të mirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll