Sport

ZYRTARE/ Inter firmos me Frattesin për të 'harruar' Brozovic…

Mesfushori i bashkohet ‘zikaltërve’ në formë huazimi me detyrimin për ta blerë: paga 2.8 milionë në sezon. Agjenti: "Ai është shumë i lumtur"

7 Korrik 2023, 08:30 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Inter firmos me Frattesin për të 'harruar'

ITALI - Davide Frattesi është zyrtarisht lojtar i Interit. Mesfushori i lindur në vitin 1999 i bashkohet ‘zikaltërve’ në formë huazimi me detyrim blerje. 

Pasi kreu pjesën e dytë të testeve mjekësore në mëngjes djeshëm (e para u zhvillua të mërkurën), mesfushori shkoi në zyrë dhe nënshkroi  kontratën që do ta lidhë atë me ‘zikaltrit’ deri më 30 qershor 2028. 

Një total prej rreth 36 milionë euro do të shkojnë për Sassuolo, 2.8 milionë në sezon për lojtarin. "Rritja kërkon sakrificë dhe shumë punë: ju duhet të dini se si të prisni momentin tuaj për të kapur një mundësi sapo të shfaqet.

Kështu është zhvilluar karriera e Davide Frattesit deri tani: një hap në një kohë, ndonjëherë më lart, derisa të mbërriti te ‘zikaltrit”. Ky është njoftimi për shtyp i Interit që njofton kalimin e Frattesit te skuadra ‘zikaltër’.

ZYRTARE/ Inter firmos me Frattesin për të 'harruar'

Marrëveshja me Sassuolon parashikon në detaje një hua prej 6 milionë eurosh, plus 26-27 milionë për blerje dhe 3 bonuse: ‘zikaltit’ do të rikuperojnë një pjesë të parave të shpenzuara me shitjen e përhershme të Mulattierit, të vlerësuarat 6-7 milionë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll