Sport

Ylli francez Kylian Mbappe, apel protestuesve: “Koha e dhunës duhet të marrë fund!”...

“Është prona juaj që po shkatërroni, lagjet tuaja, qytetet tuaja”,- ka shkruar ndër të tjera në Twitter asi francez i Paris Saint-Germain.

1 Korrik 2023, 12:00 Nga DOSJA

Ylli francez Kylian Mbappe, apel protestuesve: “Koha e dhunës duhet

FRANCE - Kylian Mbappe ka bërë thirrje për t'i dhënë fund trazirave në Francë. Sulmuesi i Paris Saint-Germain, në përpjekje për të qetësuar shpirtrat që janë ngritur në mënyrë të rrezikshme pas vdekjes së 17-vjeçarit Nael nga zjarri i policisë, u ka bërë thirrje në Twitter protestuesve, që djegin për të katërtën natë në Paris që të ndalojnë dhunën.

“Nuk mund të qëndrojmë të pandjeshëm ndaj rrethanave në të cilat ndodhi kjo vdekje e papranueshme”,- thotë ai, duke shtuar se dhuna nuk zgjidh asgjë. “Është prona juaj që po shkatërroni, lagjet tuaja, qytetet tuaja”,- ka shkruar Mbappe.

“Ka mënyra të tjera paqësore dhe konstruktive për të shprehur veten. Këtu duhet të përqendrohen energjitë dhe mendimet tona. Koha e dhunës duhet të përfundojë për t’i hapur vendin nisjes së dialogut dhe rindërtimit.”

Ylli i futbollit dhe kapiteni i kombëtares së Francës u rrit në Bondi, një zone në periferi verilindore e Parisit.

Ylli francez Kylian Mbappe, apel protestuesve: “Koha e dhunës duhet
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll