Sport

Manchester United bën prapaktheu, rinis sërish bisedimet me De Gean

Portieri spanjol, i lirë që nga 1 korriku, por klubi i “Old Trafford” tha këtë të premte se negociatat janë ende të hapura për të rinovuar.

1 Korrik 2023, 11:00 Nga DOSJA
Manchester United bën prapaktheu, rinis sërish bisedimet me De Gean

ANGLI - Manchester United ka folur këtë të premte për situatën e David de Gea, 32 vjeç, të cilit kontrata me klubin nga “Old Trafford” i ka përfunduar në mesnatën e 30 qershorit.

Pak orë më parë, Manchester United tha se megjithëse kontrata e De Geas përfundon, bisedimet do të mbeten të hapura për të nënshkruar një angazhim të ri mes palëve.

Nga kjo mesnate, De Gea bëhet lojtar i lirë. Por, pasi dasma e tij me këngëtaren Edurne të bëhet këtë të shtunë në Menorca, “Djajtë e Kuq” planifikojnë të vazhdojë negociatat me ish-portierin e Atléticos. 

Pavarësisht, se De Gea pranoi të vazhdonte uljen drastike të pagës, marrëveshja me klubin nga “Old Trafford” nuk u arrit, pasi United bëri një propozim me të ardhura edhe më të ulëta. 

Spanjoli David De Gea iu bashkua Manchester United në vitin 2011 nga Atlético dhe mban disa rekorde klubesh në karrierën e tij. Gjithsesi, në ditët e ardhshme priten zhvillime të reja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll