Sport

Pas dështimit të transferimit të Ziyech, sauditët e Al Nassr sytë te Bernardo Silva...

Klubi i Riadit pret që Cristiano Ronaldo të jetë 'shkes' në negociatat me lojtarin e Manchester City

1 Korrik 2023, 11:40 Nga DOSJA
Pas dështimit të transferimit të Ziyech, sauditët e Al Nassr

ANGLI - Pas Al Hilalit, këtë të premte, Bernardo Silva shtoi një tjetër klub saudit të interesuar për të. Sipas ‘CBS Sports’, pasi ka parë të dështojë transferimi i Hakim Ziyech nga Chelsea, Al Nassr i Cristiano Ronaldos po përgatitet të bëjë gjithçka për të nënshkruar me ish-lojtarin e Manchester City.

I njëjti burim shton se klubi i Riadit pret që Cristiano Ronaldo të sillet si një lloj 'shkesi', në përpjekje për të bindur bashkatdhetarin dhe bashkëlojtarin e tij që të transferohet në Arabinë Saudite.

Sezonin e kaluar Bernardo Silva fitoi Premier League, FA Cup dhe Champions League në radhët e Manchester Cityt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll