Sport

Barcelona ka marrë ofertën ‘e frikshme’ 100 milionë euro, për një lojtar 'të pashitshëm'…

Joan Laporta, presidenti i FC Barcelona, ka dhënë një intervistë në të cilën ka diskutuar edhe për periudhën e merkatos të kësaj vere.

30 Qershor 2023, 19:53 Nga DOSJA

SPANJE - Joan Laporta pretendon se Barcelona ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh për holandezin Frenkie de Jong. Ndonëse e akuzuar për disa probleme financiare vitet e fundit, Barcelona nuk planifikon të ndahet lehtësisht me yjet e skuadrës dhe madje i shpall disa lojtarë të patransferueshëm.

Joan Laporta pretendon se Barcelona mori një ofertë të madhe për Frenkie de Jong vitin e kaluar, por klubi vendosi të mos e shesë mesfushorin holandez, i cili u ble në 2019 nga Ajax për 86 milionë euro.

“Vitin e kaluar kishim një ofertë prej 100 milionë eurosh për Frenkie de Jong dhe bëmë mirë që nuk e shitëm. Disa lojtarë janë të patransferueshëm”, tha Laporta në Onze TV3.

Me shumë mundësi, oferta për emrin e Frenkie de Jong ka ardhur nga Manchester United. Shtypi ndërkombëtar vitin e kaluar shkroi për interesimin e klubit nga “Old Trafford” për mesfushorin holandez, por më vonë u rifokusua te Casemiro, i blerë nga Real Madrid.

Botimi katalanas ‘Sport’ pretendon se, përveç Frenkie de Jong, edhe katër lojtarë të tjerë të Barcelonës janë shpallur të patransferueshëm nga drejtuesit. Bëhet fjalë për Andreas Christensen, Pedri, Ronald Araujo dhe Ansu Fati.

Barcelona ka marrë ofertën ‘e frikshme’ 100 milionë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll