Sport

Luis Enrique dëshiron një yll sulmues për të përforcuar PSG-në! Eshtë piketuar...

I pritur në PSG, Luis Enrique dëshiron të bindë një sulmues yll që t'i bashkohet atij në kryeqytet!

1 Korrik 2023, 09:00 Nga DOSJA

Luis Enrique dëshiron një yll sulmues për të përforcuar

FRANCE - Nëse zyrtarizimi i ardhjes së tij te PSG po zvarritet, Luis Enrique padyshim që tashmë është duke punuar për afatin kalimtar. 

Nuk është më sekret për askënd, klubi kryeqytetas kërkon të forcohet në sulm, duke rekrutuar një profil të ri, të aftë për të luajtur në numrin ‘9’ për të mbështetur Kylian Mbappé (nëse francezi qëndron në klub). 

I shpallur si prioriteti kryesor i vendimmarrësve parizianë, pak kohë më pare, anglezi Harry Kane do të anonte më shumë te Bayern Munich. Sido që të jetë, Parisi shpreson të rikthehet në këmbë dhe mund të ndërmarrë veprime, për një prioritet të trajnerit të pritshëm spanjoll.

Sipas informacioneve nga ‘Relevo’, Luis Enrique ka shënuar emrin e Joao Félix dhe do të dëshironte të nënshkruante me të këtë verë. 

I huazuar te Chelsea gjatë gjysmës së dytë të sezonit, portugezi 23-vjeçar do të rikthehet te Atlético Madrid, por ‘bardhekuqtë’ nuk synojnë ta mbajnë atë. Një arsye për shpresë për PSG-në? Agjenti i lojtarit të stërvitur nga Benfica nuk është askush tjetër veçse Jorge Mendes, i cili është shumë i afërt me klubin dhe Luis Campos. 

Luis Enrique dëshiron një yll sulmues për të përforcuar

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll