Sport

ZYRTARE! Anglezi Loftus-Cheek nënshkruan kontratë katërvjeçare me Milanin

Shtohen radhët e kuqezinjtë me mesfushorin anglez, blerja e parë

1 Korrik 2023, 08:00 Nga DOSJA

ZYRTARE! Anglezi Loftus-Cheek nënshkruan kontratë

ITALI - Ruben Loftus-Cheek është zyrtarisht një lojtar i kuqezinjve të Milanit.

Mesfushori anglez, pasi kaloi ditën e parë në vizitat mjekësore të enjten në Madonnina dhe më pas kaloi në  Qendrën Ambrosiano, ku përfundoi procedurën për marrjen e të drejtës sportive, më pas shkoi në klub për të nënshkruar për marrëveshjen zyrtare në orët e fundit të së premtes.

Ish-lojtari i Chelsea nënshkroi një kontratë me 4 milionë euro në sezon, që do ta mbajë te Milani deri në vitin 2027.

Loftus-Cheek vjen nga Chelsea për 18.5 milionë paund përfshirë bonuset (rreth 21.5 milionë euro): asnjë hua me detyrim për të blerë në fund të sezonit, siç do të kishte preferuar Milani, transferimi te kuqezinjtë është i përhershëm.

Ai mund të luajë si mesfushor, por edhe si mesfushor sulmues, ai do të zërë një vend te kuqezinjtë jashtë BE-së, që dukej i destinuar për japonezin Kamada. 

ZYRTARE! Anglezi Loftus-Cheek nënshkruan kontratë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll