Sport

Al Nassr ngre ofertën në 18 milionë: rihapen negociatat për largimin e Brozovic…

Palët mbeten në kontakt pas ngadalësimit të madh që pësuan negociatat, por tashmë gjithçka duket se është rihapur

1 Korrik 2023, 08:30 Nga DOSJA

Al Nassr ngre ofertën në 18 milionë: rihapen negociatat për

ITALI - Nuk është ende e mundur t'i jepet fund ‘telenovelës’ Marcelo Brozovic, duke pasur parasysh shtytjen dhe tërheqjen e vazhdueshme mes Interit dhe Al Nassr-it, pasi arabët gjetën një marrëveshje me kroatin për 26-27 milionë në vit, me dy kompanitë që kërkojnë marrëveshjen më të mirë për xhepat e tyre. 

Pas një oferte fillestare prej 23 milionë nga sauditët, e rivlerësuar më pas në 15 milionë, gjë që irritoi Interin dhe Marottën, negociatat u rihapën me arabët, të cilët vendosën 18 milionë në pjatë për çështjen e kroatit, propozim që kishte bërë edhe Barcelona.

Giuseppe Marotta foli për Brozovic gjatë ngjarjes në Rimini: "Ka shumë faktorë në lojë, ai ekonomik është padyshim më i rëndësishmi. Situata ende nuk është përcaktuar, apo mbyllur dhe, siç them gjithmonë në në këto raste, është lojtari ai që vendos për fatin e tij. Interi  nuk është i detyruar ta shesë atë, ne po vlerësojmë një mundësi merkatoje”.

Al Nassr ngre ofertën në 18 milionë: rihapen negociatat për

Ekzekutivi i ‘zikaltërve’ më pas shtjellon: "Problemi më i madh është kontrata midis Brozovic dhe Al Nassr. Nëse ata gjejnë një marrëveshje shpejt, mirë, përndryshe ne do ta heqim lojtarin nga tregu i transferimeve".

Ndërkohë Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, konfirmoi dje mosardhjen e Brozovicit: “Ai, si Zubimendi apo Kimmich, kushtojnë shumë, këto marrëveshje nuk do të bëhen për shkak të parametrave financiarë që do të kërkonim ne. Brozovic ka një ofertë nga Arabia Saudite ndaj të cilës ne nuk mund të konkurrojmë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll