Sport

Luís Castro, trajneri i ri i Al Nassr-it të Cristiano Ronaldos, 'braktis' Botafogon...

Trajneri, i cili ka bërë një punë të madhe deri më tani në Botafogo, nuk mundi t'i rezistojë propozimit joshëse të klubit arab.

1 Korrik 2023, 11:20 Nga DOSJA
Luís Castro, trajneri i ri i Al Nassr-it të Cristiano Ronaldos,

BRAZIL - Luís Castro ka marrë tashmë një vendim: ai do të shkojë te Al Nassr për të drejtuar Cristiano Ronaldon. Trajneri, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer deri më tani te Botafogo, nuk i ka rezistuar dot propozimit joshëse të paraqitur nga klubi arab. Ai, përveç drejtimit të skuadrës së pare, do të jetë përgjegjës për të gjithë departamentin e futbollit të klubit.

Ishte një vendim i vështirë për t'u marrë. Trajneri mbërriti në Botafogo në mars të vitit të kaluar dhe gjeti një klub që i mungonin shumë gjëra, si kampi stërvitor, dhomat e zhveshjes në kushte të mira për lojtarët, ndër të tjera situata më të komplikuara. 

Në Brasileirão 2022, skuadra luftoi deri në raundin e fundit për t'u kualifikuar në Kupën Libertadores, por u kualifikua në Kupën e Amerikës së Jugut. Në Cariocão këtë vit, disa situata të komplikuara, me lojtarë të dëmtuar, përforcime që përfunduan pa mbërritur dhe eliminimi i fazës finale të kompeticionit, gjeneruan një sërë kritikash për punën e tij. Klubi shkoi për të garuar në Kupën e Rios, një lloj turneu ngushëllues dhe doli kampion. Tifozët shfaqën postera që kërkonin largimin e tij, përveç John Textor, njeriu i fortë i SAF të klubit nga Rio de Zhaneiro.

Luís Castro, së shpejti do të njoftojë, pas ndeshjes së Copa Sudamericana kundër Magallanes, largimin e tij nga klubi dhe marrëveshjen me Al Nassr. Aktualisht Botafogo është duke udhëhequr Brasileirão me shtatë pikë përpara Grémio dhe lider në Grupin A të Sul-Americana, duke i bërë të pakënaqur tifozët për largimin e trajnerit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll