Bota

Rusia hap çështje penale kundër 160 mercenarëve që dyshohet se veprojnë në Ukrainë

Shërbimi shtetëror rus i lajmeve Tass raporton se Federata Ruse po hap çështje penale kundër, siç pretendon, 160 mercenarë nga 33 vende të ndryshme që veprojnë në emër të forcave ukrainase në vend.

29 Qershor 2023, 10:20 Nga a.l
Rusia hap çështje penale kundër 160 mercenarëve që
Foto ilustruese

Shërbimi shtetëror rus i lajmeve Tass raporton se Federata Ruse po hap çështje penale kundër, siç pretendon, 160 mercenarë nga 33 vende të ndryshme që veprojnë në emër të forcave ukrainase në vend. Ai citon një raport të Komitetit Hetues të Federatës Ruse. 

"Si rezultat i ndërveprimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Federatës Ruse dhe shërbime të tjera operacionale, janë mbledhur dëshmi të pjesëmarrjes së mercenarëve nga Gjeorgjia, SHBA, Letonia, Suedia dhe shtete të tjera. Aktualisht po ndiqen penalisht 160 të huaj nga 33 vende", thuhet në raport.  

Ndërkohë, The Guardian raporton se operacionet e shpëtimit në restorantin në Kramatorsk që u sulmua me raketa mbrëmjen e së martës kanë përfunduar. Pavlo Kyrylenko konfirmoi se numri përfundimtar i të vdekurve në sulm ishte 12 dhe u bëri thirrje banorëve të Donetsk që të konsiderojnë evakuimin.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll