Bota

Pas Izraelit edhe Zvicra i thotë 'jo' armatimit të Ukrainës, tanket 'Leopard' nuk do të dërgohen në Kiev

Këshilli Federal i Zvicrës hodhi poshtë kërkesën e koncernit zviceran të mbrojtjes Ruag për t'i shitur Ukrainës 96 tanke Leopard 1. Kjo është në kundërshtim me legjislacionin aktual.

29 Qershor 2023, 09:27 Nga a.l
Pas Izraelit edhe Zvicra i thotë 'jo' armatimit të
Foto ilustruese

Këshilli Federal i Zvicrës hodhi poshtë kërkesën e koncernit zviceran të mbrojtjes Ruag për t'i shitur Ukrainës 96 tanke Leopard 1. Kjo është në kundërshtim me legjislacionin aktual. Kështu thuhet në njoftimin për shtyp të Këshillit të Federatës.

Një autorizim për shitjen, siç shpjegohet në Këshillin Federal, në veçanti do të ishte në kundërshtim me Ligjin për Materialet e Luftës dhe do të shkaktonte ndryshime në politikën e neutralitetit të Zvicrës, shkruajnë mediat e huaja. 

Ruag kërkoi leje për të shitur tanke të vjetra në Ukrainë, të cilat kompania i bleu në Itali në 2016 dhe nuk i përdori. Janë blerë për rishitje ose pjesë këmbimi, por janë ende në Itali në nevojë për riparim. Koncerni gjerman Rheinmetall donte t'i blinte ato dhe në të ardhmen makinat mund të transferoheshin në Ukrainë. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll