Bota

Putin: Nuk dyshova në mbështetjen e popullit rus, gjatë rebelimit të Wagnerit

Rebelimi jetëshkurtër përfaqësoi sfidën më serioze për Putinin që kur ai erdhi në pushtet në Rusi më 31 dhjetor 1999.

29 Qershor 2023, 09:42 Nga a.l
Putin: Nuk dyshova në mbështetjen e popullit rus, gjatë rebelimit
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti Vladimir Putin nuk dyshoi në mbështetjen e qytetarëve rusë gjatë rebelimit nga grupi mercenar Wagner.

"Unë nuk dyshova në reagimin në Dagestan dhe në të gjithë vendin," tha ai ndërsa takoi Sergei Melikov, kreun e rajonit të Kaukazit, shkruajnë mediat e huaja. 

Ndërsa trupat e Wagnerit dhe shefi i tyre, Yevgeny Prigozhin, po tërhiqeshin nga qyteti i Rostov-on-Don pas anulimit të kryengritjes së tyre, disa banorë duartrokitën dhe brohoritën "Wagner! Wagner!" sipas një gazetari të AFP në vendngjarje. Rebelimi jetëshkurtër përfaqësoi sfidën më serioze për Putinin që kur ai erdhi në pushtet në Rusi më 31 dhjetor 1999.

vladimir putin

Sondazh

Poll