Bota

BE paralajmëroi shpalljen e masave ndaj Kosovës, Kusari: Hera e parë në histori!

Sipas saj këto masa po vendosen ndaj Kosovës pasi kjo e fundit tentoi të vendoste sundimin e ligjit dhe se respektoi rezultatin e zgjedhjeve.

29 Qershor 2023, 09:49 Nga a.l
BE paralajmëroi shpalljen e masave ndaj Kosovës, Kusari: Hera e
Mimoza Kusari Lila

KOSOVË- Shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, tha se masat e paralajmëruara nga BE-ja ndaj Kosovës do të ndodhin për herë të parë në historinë e Unionit. Sipas saj këto masa po vendosen ndaj Kosovës pasi kjo e fundit tentoi të vendoste sundimin e ligjit dhe se respektoi rezultatin e zgjedhjeve.

“Do të jetë hera e parë në historinë e BE-së dhe ndoshta e fundit që Komisioni Europian vendos masa ndaj demokracisë për arsye që nuk mund t’i artikulojnë. Ose, mund të jetë pse: Kosova u përpoq të zgjeronte sundimin e ligjit në territorin e tij; Kosova mbajti zgjedhjet dhe respektoi rezultatet”, ka shkruar ajo në Twitter. 

Bashkimi Europian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do të njoftojë për masat ndëshkuese të përgatitura ndaj Kosovës për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të shtetit. Kështu ka thënë drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Europian, Jan Koopman. Ai, së bashku me të dërguarin e bllokut evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë marrë pjesë në debatin në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Europian.

mimoza kusari-lila

Sondazh

Poll