Bota

Temperatura përvëluese në Spanjë/ Humbin jetën 2 fermerë, Ministri i Bujqësisë thirrje qytetarëve: Punoni në mjedise të hapura!

Një tjetër fermer, 47 vjeç, vdiq pasi u rrëzua teksa punonte tokën në qytetin Aznalcollar të Seviljes ditën e shtunë.

29 Qershor 2023, 09:58 Nga a.l
Temperatura përvëluese në Spanjë/ Humbin jetën 2
Foto ilustruese

SPANJË- Temperaturat përvëluese në Spanjë kanë shkaktuar dy viktima. Sipas mediave të huaja, dy fermerë mësohet se kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta në zonën Cinco Casas të Ciudad Real. Rastet janë konfirmuar nga ministri i bujqësisë, Francisco Martinez Arroyo. 

“Kjo valë e të nxehtit është e tmerrshme”, tha Martinez në Twitter, duke u kërkuar fermerëve që kryejnë punën e tyre në ajër të hapur të marrin masa mbrojtëse kundër valës së të nxehtit.

Një tjetër fermer, 47 vjeç, vdiq pasi u rrëzua teksa punonte tokën në qytetin Aznalcollar të Seviljes ditën e shtunë. Gjatë valës së parë të të nxehtit të verës, e cila filloi fundjavën e kaluar dhe që pritet të zgjasë deri të premten, temperaturat maksimale u regjistruan 44 gradë Celsius (111.2 gradë Fahrenheit).

spanje

Sondazh

Poll