Bota

Macron i bën presion Turqisë dhe Hungarisë: Ratifikoni anëtarësimin e Suedisë në NATO përpara Samitit

Suedia është “e ftuar” në Aleancë nga qershori 2022, por kandidatura e saj, e cila duhet të ratifikohet nga 31 shtetet anëtare, është bllokuar nga Turqia dhe Hungaria. 

29 Qershor 2023, 09:23 Nga a.l
Macron i bën presion Turqisë dhe Hungarisë: Ratifikoni
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron fton Turqinë dhe Hungarinë të ratifikojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO përpara samitit të NATO-s më 11 dhe 12 korrik në Vilnius. Presidenti francez teksa mirëpriti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Paris tha se gjatë samitit në Lituani, aleatët duhet të dërgojnë mesazhin e unitetit që kërkohet sot" kundër Rusisë dhe në mbështetje të Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja. 

“Aderimi i Finlandës në NATO , disa javë më parë, ishte një veprim i fuqishëm. Tani duhet ta ndjekim këtë logjikë deri në fund dhe të lejojmë Suedinë të marrë pjesë në samitin e Vilnius plotësisht si aleate. Njëzet e nëntë shtete përfunduan procedurat e tyre kombëtare (ratifikimi) shumë muaj më parë, unë u bëj thirrje të dyve që nuk e kanë bërë ende këtë të marrin seriozisht përgjegjësinë e tyre. Tani është koha më shumë se kurrë për të marrë vendime që lejojnë unitetin, sigurinë e kontinentit”, tha ai.

Suedia është “e ftuar” në Aleancë nga qershori 2022, por kandidatura e saj, e cila duhet të ratifikohet nga 31 shtetet anëtare, është bllokuar nga Turqia dhe Hungaria. 

emmanuel macron

Sondazh

Poll