Bota

'Thrilleri' i balonës spiune kineze që u rrëzua në SHBA, WSJ: Kishte teknologji amerikane

E njëjta analizë tregoi se balona kishte edhe sensorë dhe pajisje speciale kineze për të bërë foto, video dhe informacione të tjera me qëllim dërgimin e tyre në Kinë.

29 Qershor 2023, 09:31 Nga a.l
'Thrilleri' i balonës spiune kineze që u rrëzua në
Foto ilustruese

SHBA- Informacione të reja janë publikuar së fundmi me sensorët e balonës spiune kineze,  e cila u rrëzua shkurtin e kaluar në brigjet e Karolinës së Jugut.

Siç raporton Wall Street Journal duke cituar rezultatet paraprake të analizës së mbetjeve të balonave nga shërbimet e mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane, balona kineze me siguri po spiunonte SHBA-në duke përdorur teknologjinë e disponueshme nga prodhuesit amerikanë.

E njëjta analizë tregoi se balona kishte edhe sensorë dhe pajisje speciale kineze për të bërë foto, video dhe informacione të tjera me qëllim dërgimin e tyre në Kinë. Gjetjet duket se mbështesin dyshimin e Uashingtonit se balona po përdorej për qëllime spiunazhi mbi SHBA.

Por sipas WSJ, hetimet e deritanishme tregojnë se balona nuk dërgoi të dhëna në Kinë në tetë ditët kur fluturoi mbi Alaskë, Kanada dhe SHBA derisa u rrëzua mbi Atlantik në brigjet e tyre lindore në shkurt.

Autoritetet amerikane ende nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht gjetjet. Menjëherë pasi balona u shfaq në hapësirën ajrore të SHBA-së, Pekini pranoi se balona ishte kineze.

shba balona blu

Sondazh

Poll