Bota

Këshilltarja lokale e BE-së thirrje 705 deputetëve të PE-së: Kërkoni shkarkimin e Borrellit e Lajçakut

Schneeberger ka kërkuar ndalimin e sanksioneve të BE-së kundër Kosovës. 

29 Qershor 2023, 09:46 Nga a.l
Këshilltarja lokale e BE-së thirrje 705 deputetëve të
Kati Scheeberger

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, austriakja Kati Schneeberger, u ka bërë thirrje 705 deputetëve të Parlamentit Evropian që të kërkojnë dorëheqjen e Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut nga funksionet e tyre. Schneeberger, një politikane lokale në Vjenë e cila nuk ka vendimmarrje në Bashkimin Evropian, është mbështetëse e Kosovës.

“Ju bëj thirrje të gjithëve: Bëni thirrje për dorëheqjen e Komisionerit dhe Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, Emisarit Special Miroslav Lajçák dhe Drejtorit të Përgjithshëm Gert Jan Koopman. Vendimet e tyre rrezikojnë demokracinë dhe paqen në Evropë. Unë sinqerisht shpresoj që në Parlamentin Evropian mbrojtësit e demokracisë dhe paqes të kenë ende shumicën, krahasuar me ata që mbështesin autokratë si Putini dhe Vuçiçi”, thuhet në letrën e Schneeberger.

Schneeberger ka kërkuar ndalimin e sanksioneve të BE-së kundër Kosovës. 

kati scheeberger

Sondazh

Poll