Bota

Çfarë po ndodh në Mitrovicën e Veriut? Digjet gjatë natës pika e kontrollit të Policisë së Kosovës, nuk dihet autori

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

29 Qershor 2023, 09:02 Nga a.l
Çfarë po ndodh në Mitrovicën e Veriut? Digjet gjatë
Kontejner

KOSOVË- Nuk ka qetësi në veri të Kosovës. Një pikë statike (kontejner) e Policisë së Kosovës ka shpërthyer në flakë gjatë natës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në Veri të Mitrovicës. Lajmi është konfirmuar edhe nga zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se nuk ka të lënduar dhe se janë shkaktuar dëme materiale. Elshani po ashtu ka thënë se pak para mesnatës, pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës kanë tentuar të ndalojnë makinën e drejtuar nga një person.

“Shoferi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë dhe vazhdoi tutje. Policia e ka ndjekur dhe ka gjetur një automjet të braktisur në rrugën Sutjeska. Vetura është kontrolluar dhe më pas policia është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka shtuar ai.

Ai thekson se lidhur me rasin nuk ka ende asnjë të arrestuar. 

tensione në veri të kosovës veton elshani

Sondazh

Poll