Bota

Izraeli 'injoron' thirrjet e SHBA-së për të armatosur Ukrainën

Në një intervistë me Wall Street Journal, ai tha se Izraeli kishte nevojë për lirinë e veprimit në Siri, ku Izraeli shpesh bombardon objektivat iraniane pranë forcave ruse.

29 Qershor 2023, 08:38 Nga a.l
Izraeli 'injoron' thirrjet e SHBA-së për të armatosur
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ai kishte refuzuar thirrjet nga Uashingtoni dhe Kievi për të armatosur Ukrainën.

Në një intervistë me Wall Street Journal, ai tha se Izraeli kishte nevojë për lirinë e veprimit në Siri, ku Izraeli shpesh bombardon objektivat iraniane pranë forcave ruse.

“Nëse ai sistem do të binte në duart e Iranit, atëherë miliona izraelitë do të mbeteshin të pambrojtur dhe të rrezikuar”, tha ai. 

Ai tha se kishte gjithashtu frikë se armatimet izraelite mund të kapeshin në Ukrainë dhe t’i dorëzoheshin Iranit, veçanërisht sistemi i mbrojtjes ajrore Iron Dome, i cili u zhvillua me SHBA-në.

lufta ukraine-rusi benjamin netanayahu

Sondazh

Poll