Bota

Tragjedia në Oqeanin Atlantik/ Rrënojat e nëndetëses dalin në brigjet e Kanadasë, Roja Bregdetare e SHBA: Kemi gjetur mbetje njerëzore

Deri më tani janë gjetur rreth 10 copë, të cilat janë shfaqur në brigjet e Kanadasë. Ndërsa, Roja Bregdetare amerikane ka nisur një hetim për shkakun e shkatërrimit të nëndetëses.

29 Qershor 2023, 08:30 Nga a.l
Tragjedia në Oqeanin Atlantik/ Rrënojat e nëndetëses dalin
Mbejtjet e anijes Titan

SHBA- Anija Titan e cila u shkatërrua duke shkaktuar vdekjen e 5 pasagjerëve të saj ka dalë në brigjet e Kanadasë. Mediat e huaja raportojnë se rrënojat që autoritetet po kërkonin prej ditësh u mblodhën nga shtrati i detit pranë rrënojave të Titanikut, nga anija Horizon Arctic.

Deri më tani janë gjetur rreth 10 copë, të cilat janë shfaqur në brigjet e Kanadasë. Ndërsa, Roja Bregdetare amerikane ka nisur një hetim për shkakun e shkatërrimit të nëndetëses.

Ndërkohë, mes mbeturinave janë identifikuar disa mbetje njerëzore, të cilat janë mbledhur me kujdes nga rrënojat në vendin e rrëzimit, të cilat mund të ofrojnë elemente vendimtare për të kuptuar atë që ndodhi. Titani ishte zhytur në ujë në 18 qershor për të vëzhguar mbytjen e Titanikut. Ajo duhej të ishte rishfaqur shtatë orë më vonë, por dy orë pas zhytjes, kontakti humbi. Kërkimet vazhduan për katër ditë. 

Roja Bregdetare e SHBA tha se Titani ishte subjekt i një “shpërthimi katastrofik”, i cili vrau të pesë pasagjerët. Mbeturinat u gjetën rreth 500 metra larg rrënojave, në një thellësi prej gati 4000 metrash. Ata u sollën në breg të mërkurën në Saint John of Neëfoundland në Kanadanë lindore. Mediat kanadeze kanë treguar pjesë të asaj që duket të jetë hunda e nëndetëses.

anija titan

Sondazh

Poll