Bota

E rëndë në Itali/ 17-vjeçarja masakrohet me thikë dhe hidhet pranë koshit të mbeturinave, rruga mbulohet në gjak (FOTO)

Viktima është identifikuar si Maria Michelle Causo ajo ka lindur në Romë dhe shtudionte në shkollën e mesme psiko-pedagogjike Vittorio Gassman, pak larg nga vendi ku u gjet e vdekur. 

29 Qershor 2023, 08:20 Nga a.l
E rëndë në Itali/ 17-vjeçarja masakrohet me thikë dhe
Maria Michelle Causo

ITALI- Një ngjarje e rëndëështë raportuar në Itali. Sipas mediave vendase një 17-vjeçare është gjetur e vrarë me thikë në një karrocë ushqimore pranë disa koshave në Ama në via Borgia, zonë në Primavalle në Romë. 

Viktima është identifikuar si Maria Michelle Causo ajo ka lindur në Romë dhe shtudionte në shkollën e mesme psiko-pedagogjike Vittorio Gassman, pak larg nga vendi ku u gjet e vdekur. Policia ka nisur hetimoet në vendin e ngjarjes, ndërsa mësohet se në pranga është vënë një person i dyshuar për përfshirje në ngjarje, me origjinë nga Afrika e Veriut. 

Nga sa mësohet, e reja u vra në një banesë në numrin 25 në via Dusmet, rreth 200 metra larg vendit ku u gjet e pajetë, ku vrasësi jetonte me nënën e saj. Më pas dyshohet se vrasësi e ka vendosur trupin në një karrocë blerjeje dhe e kanë zhvendosur pranë disa koshave të mbeturinave në lagje. Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit.Trupi i pajetë e Marias u gjet nga kalimtarët të cilët kanë telefonuar menjëherë policinë.  

vrasje ne itali maria michelle causo

Sondazh

Poll