Bota

Zelenskyy: Ukraina ka nevojë për sinjal nga NATO se do t'i bashkohet Aleancës pas përfundimit të luftës

Zelenskyy përsëriti se Ukraina kërkon gjithashtu garanci sigurie derisa të mund të bashkohet me Aleancën.

29 Qershor 2023, 08:15 Nga a.l
Zelenskyy: Ukraina ka nevojë për sinjal nga NATO se do t'i
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy shprehet se Ukraina ka nevojë për një sinjal se vendi do t'i bashkohet NATO-s pas përfundimit të luftës ruso-ukrainase, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ne e kuptojmë se nuk mund të jemi anëtarë të NATO- s gjatë luftës, por duhet të jemi të sigurt se pas luftës do të jemi. Ky është sinjali që duam të marrim – që pas luftës Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s”, tha ai në një konferencë shtypi me presidentët polakë dhe lituanianë në Kiev më 28 qershor. 

Zelenskyy përsëriti se Ukraina kërkon gjithashtu garanci sigurie derisa të mund të bashkohet me Aleancën.

“Ne do të donim një sinjal të tretë në samitin e NATO-s se Ukraina do të marrë garanci sigurie – jo në vend të NATO-s, por për kohën derisa të jemi në aleancë”, tha ai.

Për momentin, ndërsa Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, ajo duhet të marrë garanci sigurie, përmendi kreu i shtetit. Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Vilnius më 11-12 korrik 2023.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll