Sport

Marco Sportiello nënshkruan një kontratë katërvjeçare me AC Milan...

Portieri arrin në klub me kosto zero nga skuadra e Bergamos

28 Qershor 2023, 16:43 Nga DOSJA

Marco Sportiello nënshkruan një kontratë katërvjeçare

ITALI - Portieri Marco Sportiello, 31 vjeç, ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me AC Milan deri më 30 qershor 2027, tha të mërkurën klubi i Seria A italiane.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë ardhjen e Marco Sportiello nga 1 korriku 2023. Portieri italian ka nënshkruar me klubin deri më 30 qershor 2027”,- thuhet në faqen e tij zyrtare të emblemës ‘kuqezi’, ku shfaqet portugezi Rafael Leao.

Sportiello, i cili do të veshë fanelën me numrin 57, i jep fund kështu një lidhje të gjatë me Atalantën, një klub që ai e ka përfaqësuar që nga fëmijëria, me huazim të herëpashershëm, por me mbi 20 sezone të lidhura me stemën e Bergamos.

Marco Sportiello nënshkruan një kontratë katërvjeçare

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll