Sport

Sugjeroi që Cristiano Ronaldo të shkonte te Arsenali, tani gazetari Piers Morgan ‘hakmerret’ me tifozët: “A qeshni tani?”

Gazetari që intervistoi portugezin vitin e kaluar, i vjen keq që CR7 nuk nënshkroi për “Topçinjtë”

28 Qershor 2023, 10:20 Nga DOSJA
Sugjeroi që Cristiano Ronaldo të shkonte te Arsenali, tani gazetari

ANGLI - Piers Morgan, gazetari anglez që intervistoi Cristiano Ronaldon para Kupës së Botës në Katar, një intervistë që përfundimisht do të çonte në largimin e yllit portugez nga Manchester United, tani “hakmerret” me Arsenalin që duhet të kishte nënshkruar me CR7 në atë moment.

“Tifozët e Arsenalit qeshën me mua vitin e kaluar, kur sugjerova se Ronaldo do të ishte një nënshkrim i mrekullueshëm për pjesën tjetër të sezonit, kur ai u largua nga United”,- ka deklaruar Piers Morgan, një ‘sulmues’ i vendosur për radio “talkSPORT”.

"A po qeshni tani? A nuk kemi menduar sinqerisht se kur (Gabriel) Jesus u dëmtua, Ronaldo mund të drejtonte vijën tonë të parë? Jo vetëm për golat, por për mentalitetin fitues. Ju nuk kishit dikë si ai në dhomën e zhveshjes”,- shtoi ai.

Gazetari nuk e fsheh zhgënjimin e tij që Arsenali humbi kampionatin ndaj Manchester Cityt, pasi e udhëhoqi për kaq shumë kohë. “Duke parë në atë kohë, më pëlqen retorika e Artetës, por ishte e dhimbshme”,- ka shpjegoi ai, duke shtuar: “Të jemi të sinqertë, e humbëm titullin, e kishim, por e humbëm. Është çështje mentaliteti”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll