Sport

Sadio Mané thyen heshtjen dhe tregon si e goditi me grusht Leroy Sané: “Ndodhi...”

Skena e konfliktit fizik ka ndodhur në “Etihad”, në ndeshjen ndaj Manchester Cityn

28 Qershor 2023, 14:49 Nga DOSJA
Sadio Mané thyen heshtjen dhe tregon si e goditi me grusht Leroy

GJERMANI - Sadio Mané ka folur për herë të parë publikisht për skenën e konfliktit fizik me Leroy Sané, bashkëlojtarin e tij te Bayern Munich. Ndodhi në “Etihad”, në një ndeshje ndaj Manchester Cityn për Champions League, episode për të cilin u derdh shumë bojë në ditët në vijim.

Pas takimit, dy lojtarët debatuan dhe me të mbërritur në dhomat e zhveshjes, anësori senegalez goditi gjermanin me grusht. Për episodin Sadio Mane u ndëshkua.

"Gjëra të tilla mund të ndodhin. Ndodhi. Por ne arritëm ta zgjidhim këtë problem të vogël. Ndonjëherë është mirë të zgjidhen problemet, por jo në atë mënyrë",- shpjegoi Sadio Mané për kanalin televiziv senegalez “2sTV”.

“Tashmë e kemi lënë pas vetes. Ne do të përpiqemi të luftojmë së bashku që klubi të arrijë qëllimet e tij sezonin e ardhshëm”,- siguroi sulmuesi senegalez. 

Edhe pse nuk ka pasur një sezon të mirë, Mané garanton se do të vazhdojë te klubi bavarez. "Po, me dëshirën e Zotit. Nëse gjithçka shkon mirë do të vazhdoj. Më pëlqejnë sfidat dhe Bayerni është një sfidë e madhe. Më takon mua të bëj gjithçka që duhet për të përballuar këtë sfidë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll