Sport

Ish-sulmuesi Claudio Caniggia përfundon në gjyq, rrezikon të dënohet 6-15 vjet burg!

Ish-sulmuesi mjaft i njohur në futbollin italian para viteve ‘2000 do të gjykohet me dyshimin për sulm seksual ndaj ish-bashkëshortes Mariana Nannis

28 Qershor 2023, 14:31 Nga DOSJA

Ish-sulmuesi Claudio Caniggia përfundon në gjyq, rrezikon të

ARGJENTINE – Ish-sulmuesi i kombëtares argjentinase, Claudio Caniggia, i cili ka luajtur në Itali në periudha të ndryshme me Veronën, Atalantën dhe Romën, do të gjykohet me dyshimin për sulm seksual ndaj ish-bashkëshortes Mariana Nannis. 

Episodet kanë ndodhur në vitin 2018 dhe, pesë vjet më vonë, Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Argjentinës vlerëson se ka arsye që çështja të shkojë në gjyq, pasi ka analizuar ankesën e paraqitur. 

Sipas shtypit argjentinas, ish-futbollisti 56-vjeçar rrezikon një dënim nga 6 deri në 15 vjet burg. Gjykata vlerësoi se Caniggia duhet të priste në liri zhvillimin e çështjes, por tashmë avokati i viktimës ka treguar synimin e tij për të kërkuar arrestimin e menjëhershëm të ish-lojtarit.

Ish-sulmuesi Claudio Caniggia përfundon në gjyq, rrezikon të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll