Sport

Ten Hag kërkon Onanan me çdo kusht, Manchester Utd gati të paguajë 60 milionë

E ardhmja e portierit kamerunas është gjithnjë e më e largët nga ‘zikaltrit’

28 Qershor 2023, 12:46 Nga DOSJA
Ten Hag kërkon Onanan me çdo kusht, Manchester Utd gati të

ITALI - Trajneri i Manchester Unitred, Ten Hag ka bërë presion për të bindur klubin për të vënë bast për domosdoshmërinë e Andrè Onanas: ai e njeh mirë portierin kamerunas.

Erik Ten Hag e ka stërvitur atë te Ajax dhe ai është i bindur se mund të jetë një lojtar kryesor në rimëkëmbjen e “Djajve të Kuq” në garën kundër Cityt. Vullneti është, që në fund të qershorit United të mbylli shpejt negociatat me Interin. 

“Dosja” e Onana është në duart e Piero Ausilio, i cili, raporton “Gazzetta dello Sport”, ndodhet në Ibiza, ku ka takuar David Harrison, drejtor i operacioneve të futbollit të Manchester United ditët e fundit. 

Qëndrimi i klubit ‘zikaltër’ është i qartë: të shesë portierin e tyre për 60 milion mes pjeses fikse dhe bonusit. Dhe anglezët duken të gatshëm për të kënaqur kërkesat e ‘zikaltërve’.

Kjo një shifër që do të lejonte më pas (së bashku me zgjidhjen e situatës në lidhje me Brozovicin) të fokusohej mbi të gjitha te “çështja Lukaku”, duke qenë në gjendje të hynte më në fund në negociata konkrete me Chelsean. 

Sigurisht, largimi i Onanës (që është mirë me Interin dhe që nuk po bën presion për t'u larguar) do të hapte një vrimë mes shtyllave për ‘zikaltrit’. Me Tottenhamin që ka marrë Vicario, emrat që qarkullojnë këto ditë janë pak a shumë të njëjtët, pikërisht Mamardashvili nga Valencia (por klubi spanjol kërkon 30 milionë), Sommer, Lloris dhe Keylor Navas. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll