Sport

Bayern Munich përfundon partneritetin me arabët e Qatar Airways...

Bayern Munich njoftoi të mërkurën se ata kanë ndërprerë partneritetin e tyre tregtar me Qatar Airways. Kompania ajrore është akuzuar rregullisht për shkelje të të drejtave të njeriut në Katar.

28 Qershor 2023, 12:55 Nga DOSJA
Bayern Munich përfundon partneritetin me arabët e Qatar Airways...

GJERMANI - Bayern Munich njoftoi të mërkurën se ata kanë ndërprerë partneritetin e tyre tregtar me Qatar Airways, me marrëveshje të përbashkët. 

“Kontrata jonë me Qatar Airways përfundon në mënyrë miqësore pas pesë vitesh emocionuese së bashku”,- thuhet në një deklaratë nga të dyja palët, e publikuar në faqen e internetit të kampionit gjerman.

“Bayern Munich dhe Qatar Airways kanë punuar së bashku me sukses dhe kanë mësuar nga njëri-tjetri”,- tha CEO i Bayern, Jan-Christian Dreesen. Shefi i linjës ajrore Akbar Al-Baker nga ana e tij ka bërë “urimet e tij më të mira për të ardhmen e ekipit”.

Në vitin 2021, tifozët e Bayernit ndërprenë një mbledhje të përgjithshme të klubit, duke kërkuar me zë të lartë përfundimin e marrëveshjes me kompaninë arabe. 

Klubi bavarez ka qenë veçanërisht objekt i kritikave në rritje në Gjermani përpara Kupës së Botës, pasi Doha u veçua për shkelje të të drejtave të njeriut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll