Sport

“Nëse marrim një ofertë për João Félix, sigurisht që do ta vlerësojmë”

Presidenti i Atlético Madrid ka lënë në ajër një transferim të mundshëm të portugezit

28 Qershor 2023, 10:40 Nga DOSJA
“Nëse marrim një ofertë për João Félix,

SPANJE - Enrique Cerezo ka pranuar se e ardhmja e João Félix në Atlético Madrid është në ajër. Në një kohë kur tregu i transferimeve tashmë është i trazuar, presidenti i klubit spanjol nuk e hapi lojën për portugezin. 

"João Félix vazhdon të jetë një lojtar i Atlético Madrid. Nëse marrim një ofertë, sigurisht që do të shqyrtohet; nëse jo, ai do të mbetet në Atlético",- tha ai gjatë prezantimit të MADCUP, një turne futbolli ndërkombëtar për meshkuj dhe femra. 

Nëse vazhdimësia e João Félix te Atletico Madridi është ende një sasi e panjohur, është e sigurt që klubi do të duhet të dalë vërtet në treg. “Në fakt, nuk e di me siguri (sa përforcime i duhen skuadrës), por besoj se do të duhet të sjellim të paktën dy ose tre”, supozoi presidenti.

Kujtojmë që João Félix rikthehet te skuadra madrilene pas një huazimi gjashtë mujor te Chelsea. Te Atlético, në tre sezone e gjysmë, sulmuesi 23-vjeçar nuk ka arritur kurrë të imponohet, ai ka shënuar 34 gola dhe 16 asistime në 131 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll