Sport

E pazakontë! Biznesmeni i lë Neymarit të gjitha pasuritë e tij me testament…

Pa zbuluar identitetin e tij, 30-vjeçari detajoi arsyet e vendimit të tij, në një intervistë për 'Metrópole'.

28 Qershor 2023, 11:12 Nga DOSJA
E pazakontë! Biznesmeni i lë Neymarit të gjitha pasuritë e

BRAZIL - Neymar Jr. mund të shohë rritjen e aseteve të tij në të ardhmen e afërt. Kjo jo për shkak të ndonjë kontrate të re të mundshme nga futbolli saudit, ose nga ndonjë kampionat tjetër të Lindjes së Mesme. 

Nga Brazili, vjen historia e një biznesmeni brazilian 30-vjeçar, i cili vendosi ta lërë me testament të gjithë pasurinë e tij... në emër të yllit të PSG-së.

“Jam gati 31 vjeç, nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore dhe e kuptova se nuk kam kujt t’i lë gjërat në rast se vdes”,- nisi duke thënë admiruesi i Neymar Jr., në një deklaratë për ‘ Metrópole', duke justifikuar faktin e zgjedhjes së brazilianit si të vetmin përfitues të testamentit të tij:

"Më pëlqen Neymar, identifikohem shumë me të. Gjithashtu vuaj nga shpifja dhe marrëdhënia që ka me të atin, më kujton atë që kam pasur me babain tim që tashmë ka ndërruar jetë, por mbi të gjitha sepse e di që nuk është një gjahtar pasurie, diçka e rrallë këto ditë”,- thotë ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll