Sport

VIDEO/ Marcus Thuram ka nënshkruar me Interin deri në vitin 2028

Sulmuesi 25-vjeçar francez do të zyrtarizohet nga skuadra italiane më 1 korrik

28 Qershor 2023, 11:22 Nga DOSJA

VIDEO/ Marcus Thuram ka nënshkruar me Interin deri në vitin 2028

ITALI - Transferimi i Marcus Thuram te Interi ka përfunduar, me sulmuesin  e kombëtares franceze, që ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me ‘zikaltrit’ të martën, pasi është liruar nga Gladbach.

Sulmuesi 25-vjeçar udhëtoi për në Milano, iu nënshtrua testeve mjekësore dhe nënshkroi kontratën e re që do ta lidhë me Interin deri në verën e vitit 2028.

Transferimi i tij pritet të shpallet zyrtarisht nga skuadra italiane dhe finalisti i Champions League i këtij sezoni më 1 korrik, në një kohë, kur ai tashmë është i lirë dhe formalisht nga Gladbach.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll