Sport

Surprizë! Braziliani Roberto Firmino, pranë nënshkrimit me ekipin e tij të ri...

Roberto Firmino (31 vjeç) ka përfunduar kontratën me Liverpoolin dhe është afër një sfide të re në karrierën e tij.

27 Qershor 2023, 18:19 Nga DOSJA

Surprizë! Braziliani Roberto Firmino, pranë nënshkrimit me ekipin

ANGLI - Pas lajmërimit të largimit të tij nga Liverpooli, disa skuadra kanë kontaktuar me sulmuesin brazilian, por ai mund të përfundojë në Arabinë Saudite.

Në të vërtetë, kohët e fundit janë intensifikuar zërat, se Firmino do të zgjidhte një transferim në zonën e Gjirit, gjë për të cilën raportohet se transferimi i tij te Al-Ahli është në “fazën finale”.

Arabët po përgatisin kontratën për brazilianin Roberto Firminon deri në vitin 2026, me një pagë vjetore prej 20 milionë eurosh.

Surprizë! Braziliani Roberto Firmino, pranë nënshkrimit me ekipin

Firmino ka luajtur te Liverpool që nga viti 2015, vit kur u transferua për 41 milionë euro nga Hoffenheim. Aktualisht amerikano-jugori vlerësohet nga faqet e specializuara në 22 milionë euro, pavarësisht se tre vite më parë ai kuotohej me një shumë shumë më të lartë: 90 milionë euro.

“Bobbi”, siç quhet me nofkën nga tifozët e Liverpoolit, mund të mburret me paraqitjet më të mëdha në historinë e fundit të “Reds”. Ai është një pjesë e rëndësishme në ekipin që Jurgen Klopp ka ndërtuar në “Anfield”, i cili ka fituar çdo trofe brenda dhe jashtë ishullit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll