Sport

"Telefonata më e vështirë!", Gundogan zbulon ndarjen emocionale me Guardiolën!

Ilkay Gundogan ka treguar se si e ka informuar Pep Guardiolën për vendimin e tij për t’u larguar nga Manchester City

27 Qershor 2023, 18:06 Nga DOSJA
"Telefonata më e vështirë!", Gundogan zbulon ndarjen

ANGLI - Mesfushori gjerman nënshkroi një kontratë dyvjeçare me kampionët spanjolë plus një opsionale dhe do të ketë një klauzolë largimi prej 400 milionë eurosh. Me një kontratë që skadon më 30 qershor, Ilkay Gundogan (32) kishte një ofertë shtesë nga Manchester City, por ai preferoi të nënshkruante për FC Barcelona.

Në një intervistë të gjatë, pas largimit të tij nga Manchester City, kapiteni Gundogan ka treguar se si e ka informuar Pep Guardiolën për vendimin e tij, për të cilin ai një respekt të veçantë dhe i atribuon gjithçka që kanë arritur “Qytetarët”.

Mesfushori gjerman ishte transferimi i parë i Pep Guardiola në vitin 2016, kur ai erdhi si trajner te Manchester City: “Një nga thirrjet më të vështira ishte ajo me Pep. Gjithçka që mund të bëja ishte ta falënderoja. Jo vetëm për këtë sezon, apo për të gjithë trofetë, por që pati besim tek unë që të luaja me Manchester Cityn. 

Nuk do ta harroj kur dëmtova gjurin në fund të sezonit me Borussia Dortmund dhe u operova, aty mendova se City nuk do të më merrte. Por Pep më mori në telefon dhe më tha se do të më presë aq kohë sa të duhet”,- ka thenë Ilkay Gundogan, sipas “Daily Mail”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll