Aktualitet

TG3 ‘jehonë’ mafias shqiptare: Vrasjet s’kanë autor, po ndjekin gjurmët e Ndrangheta-s. Roli i Tahirit dhe Xhafajt në

11 Tetor 2019, 19:10 Nga DOSJA
TG3 ‘jehonë’ mafias shqiptare: Vrasjet s’kanë autor,

ITALI– Media italiane TG3 ka sjellë një kronikë mbi drogën dhe mënyrën se si funksionon mafia në Shqipëri. Teksa rikthejnë lajmin për kokainën me logon e ekipit të Elbasanit, që vetëm një muaj më parë u sekuestrua në Brazil, gazetari italian shprehet se ky qytet është ura lidhëse për trafikun e drogës.

Gjithashtu në kronikën e mëposhtme përmenden edhe dy ish-ministrat e Brendshëm në Shqipëri, të cilët media italiane i cilëson si të përfshirë në trafik droge. TG3 përmend proceset gjyqësore të zhvilluara ndaj tyre.

Nga ana tjetër prokurori Nicola Gratteri shprehet se nëse dikush tenton t’i kundërvihet mafias shqiptare, e bën atë më të fortë. 

Sipas Gratterit, shqiptarët janë në gjurmët e Ndranghetta-s dhe se në Shqipëri trafiku i drogës po ndodh në të njejtën masë që zhvillohej në Itali në vitet ’70 nga Cosa Nostra.

Në fund, media italiane kujton vrasjen e Endrit Alibej, që u ekzekutua në makinën e tij.

Kronika e plotë

Konfirmohet se mafia shqiptare ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me drogën që u sekuestrua në Brazil, ku vetëm para një muaji në një kamion u gjetën 517 kg kokainë me logon e ekipit të Elbasanit, qytetit që ndodhet në zemër të Shqipërisë.

Elbasani është konsideruar si një nga qytetet ndërlidhëse me trafikun e heroinës që vjen nga Afganistani dhe me kokainën që vjen nëpërmjet Portit të Durrësit dhe Vlorës.

Mafia shqiptare kontrollon të gjithë trafikun e drogës dhe merret me marrëveshjet e laboratorëve, sic bënte Cosa Nostra në Itali, në vitet ‘70. Kjo që shikoni është kapur në Elbasan, në një vend që ishte kthyer në një laborator ku përpunohej opiumi afgan (Një lëndë që shërben për prodhimin e heroinës), i cili vinte i pastër dhe kthehej në heroinë.

“Ne i shohim shqiptarët që po ndjekin gjurmët e Ndranghetës, në trafikun e kokainës”

Qytetin më të rrezikshëm të mafias në Shqipëri na e tregon Nicola Gratteri, prokurori që ka lëshuar alarmin për korrupsionin që u bë në Shqipëri. Në Shqipëri dy ministra të Brendshëm kanë përfunduar në process gjyqësor teksa akuzoheshin për trafik droge.

Nëse dikush e kundërshton mafian në Shqipëri, mafiozët kthehen akoma më të fuqishëm.

Lidhjet e mafias shqiptare me Italinë e konfirmoj arrestimet dhe sekusetrimet e shumta. Si përshembull historia e Endrit Alibeajt, 34 vjeç që u arrestua në Itali në vitin 2013 për trafik drogë, konfirmojnë mjaft mirë. Alibeaj u vra në makinën e tij në Shqipëri qershorin e kaluar, një vrasje mafioze, për të cilën kanë shkruar edhe mediat shqiptare.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet media italiane per drogen ne shqiperi tg3 kronike per mafian shqiptare media italiane per drogen ne shqiperi tg3 kronike per mafian shqiptare

Sondazh

Poll