Aktualitet

FOTOT/ ‘Vulgaritet, hyrje kazinoje’, Rama ‘hakmerret’, shqiponja e Doganës përfundon mes interteve dhe plehrave

11 Tetor 2019, 14:36 Nga DOSJA
FOTOT/ ‘Vulgaritet, hyrje kazinoje’, Rama ‘hakmerret’,

TIRANË- Më 11 nëntor 2018, socialistët hoqën simbolin e Shqiponjës tek Dogana, për t’i hapur rrugë ndërtimit të mbikalimit, ndërsa asokohe thanë se vepra do të ruhej në një vend të përshtatshëm. Por çfarë ka ndodhur sot? Fax News ka raportuar sot nga zona e Doganës në Tiranë, aty ku simboli i Shqiponjës është hedhur në një cep rruge, ku qendrojnë edhe materialet interte.

Vepra e derdhur prej çeliku, 6 metra e lartë dhe me bazament 4 metër, u vendos në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Heqja e saj, u kthye në mollë sherri mes PD dhe PS.  Kryeministri Edi Rama e etiketoi si vulgaritet, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha, ia ktheu duke thënë se Rama kishte vendosur “hashashin” si simbol kombëtar.

Pamjet e shqiponjës të përdhosur në një cep rruge, mes plehrave dhe interteve, me siguri janë ato që tregojnë vulgaritet, dhe jo hyrjen në një kazino, siç do e quante i pari i qeverisë, por në një geto.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet heqja e shqiponjes heqja e shqiponjes

Sondazh

Poll