Aktualitet

‘Syri i Kaltër kërkon ndihmë’, përmbytet rruga që të çon tek perla e jugut (FOTO)

11 Tetor 2019, 18:11 Nga DOSJA
‘Syri i Kaltër kërkon ndihmë’, përmbytet rruga

SARANDË- avokati, Adriatik Lapaj, i cili ka publikuar pamjet alarmante në një nga destinacionet turistike më të preferuara, siç është “Syri i Kaltër”.

Në foton e publikuar prej tij, shihet sesi reshjet e shiut të mbrëmjes së djeshme e kanë bërë thuajse të pakalushme rrugën e paasfaltuar.

Po nga ana tjetër shihet teksa turistët, të cilët paguajnë biletë hyresë mundohen të ecin në anë të rrugës. Për këtë perlë të natyrës kërkohet ndërhyrje urgjente, pasi Syri i Kaltër është një ndër destinacionet më të vizituara dhe pëlqyera nga turistët në çdo stinë të vitit.

Postimi i plotë i Adriatik Lapajt:

“SYRI I KALTËR” KËRKON NDIHMË

Propaganda e turizmit bie në rrugën hyrëse të Syrit të Kaltër.

Pse nuk bëhet rruga hyrëse e destinacionit natyror kryesor turistik në jug të vendit? Pse?

90% e turistëve të huaj shkojnë për ta vizituar dhe gjejnë këtë situatë…

P.s këta turistët paguajnë dhe biletë hyrëse përpara se të kalojnë këtë rrugën e cila është disa qindra metra në këtë gjendje.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet permbytet rruga syri i kaltër permbytet rruga syri i kaltër

Sondazh

Poll